Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKomuna e Zubin Potokut pretendon se Policia e Kosovës po e ndërton...

Komuna e Zubin Potokut pretendon se Policia e Kosovës po e ndërton ilegalisht bazën e tyre atje

Përfaqësues të komunës së Zubin Potokut pretendojnë se në fshatin Jasenovik  të kësaj komune po ndërtohet një bazë e policisë së Kosovës në mënyrë ilegale.

Zëvendëskryetarja e Zubin Potokut, Latinka Utviq, ka thënë se udhëheqja lokale ka pranuar ankesa nga banorët e fshatrave Jasenovik dhe Gazivode duke pretenduar se pronat e tyre private janë uzurpuar nga policia e Kosovës, raporton Kosovo-Online.

“Kemi bërë çfarë kemi mundur. Kemi dërguar një letër në stacionin policor në Zubin Potok dhe kemi kërkuar që ankesat e qytetarëve t’i drejtojnë te institucionet kompetente në Prishtinë. S’kemi pranuar ndonjë përgjigje deri sot”, tha Utviq.

Zëdhënësi i policisë për veriun, Branislav Radoviq, i ka thënë se mediumit serb Kosovo-Online se kanë pranuar një njoftim nga stacioni policor i Zubin Potokut sa i përket “uzurpimit të tokës”.

“Është marrë një njoftim për ankesën e banorëve të fshatit Jasenovik për gjoja uzurpimin e pronës së tyre nga kompania e quajtur ‘Eskivatori’ e cila kryen disa punime që përfshijnë gërmimin, zgjerimin e rrugës dhe rrafshimin e terrenit. Ankesa i referohet edhe faktit se punëtorët e kësaj kompanie, si dhe kantieri, sigurohen nga pjesëtarë të policisë të armatosur me armë të gjata dhe se pjesëtarët e policisë nuk lejojnë inspektorin e autorizuar komunal për projekte apo pjesëtarë të stacionit policor të Zubin Potokut për të hyrë në atë vend. Ata i ndaluan në gjysmë të rrugës, i identifikuan dhe i kthyen,” thotë Radoviq.

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sveçla ka vizituar dje veriun e Kosovës dhe ka vënë kurorë me lule në vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments