Dukesha e Sussexit, Meghan Markle ka njoftuar ditën e sotme se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj.
Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harr-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.
Ky libër pritet të publikohet në datën 8 qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.
“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”, thuhet në deklaratën e saj.
Ndërkohë, popullariteti i dukeshës dhe Harryt ka rënë në nivelet më të ulëta ditët e fundit, sidomos pas funeralit të Princit Philip.
Sipas një sondazhi nga “YouGov” Princi Edward dhe Charles patën një rritje më të madhe në popullaritet, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.
Sipas këtyre sondazheve 2 nga 5 britanikë e pëlqejnë princin Harry, ndërsa gjysma nuk e pëlqejnë.
Këto shifra në fakt janë disi të ngjashme me muajin mars për Harryn. Ndërsa sa i përket Meghan Markle, 3 në 10 njerëz e pëlqejnë Meghan, kurse 3 në 5 njerëz nuk e pëlqejnë.
Meghan dhe Harry humbën popullaritetin e tyre pas intervistës së dhënë për Oprah Winfrey, ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm.
Që nga ajo kohë ata nuk kanë rifituar favor me publikun britanik, pasi popullariteti i Princ Harryt ra me tre pikë të tjera pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 Prill. Ndërkohë dhe Meghan, e cila nuk mori pjesë në funeral humbi popullaritetin prej pesë pikësh, tregojnë shifrat.