Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti vrojton me dylbi speciale diçka kah ana veriore

Kurti vrojton me dylbi speciale diçka kah ana veriore

Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë shkuar në veri për të bërë homazhe te vendi ku kishte rënë në detyrë polici dhe heroi Enver Zymberi.

Në një video që ka publikuar Kurti në Facebook, ata vizitojnë edhe forcat e Policisë së Kosovës në bazën e re në Zubin Potok.

Një detaj që vërehet në videon 3-minutëshe, është që Kurti shfrytëzon disa dylbi të mëdha, që duken të jenë të specializuara për policinë, për të shikuar në një anë të një zone përreth.

Afër tij, teksa shikon, qëndron edhe ministri Sveçla, i cili i jep Kurtit disa sqarime.

Është e paqartë se çfarë po shikonte Kurti në zonën kufitare me Serbinë, megjithatë kjo vizitë e tij në veri vjen në një kohë kur raportet me Serbinë nuk janë në pikën më të mirë, ndonëse një relaksim ka ndodhur pas marrëveshjes së fund-gushtit për dokumentet.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments