Tyson Fury i ka bërë ftesë për t’u ndeshur Anthony Joshuas përmes një video në rrjetet sociale.
Kampioni i peshave të rënda të WBC kishte vënë rripin e tij në tavolinë për një duel të mundshme me Oleksandr Usyk, mbajtës i titujve WBA, WBO dhe IBF, por vendimi i boksierit ukrainas për të mos u ngjitur në ring për pjesën e mbetur të vitit 2022 e ka motivuar Fury-n të kërkojë kundërshtarë të tjerë.
“Besoj se të gjithë e kanë dëgjuar se do të ndeshem së shpejti në dy muajt e ardhshëm. Para se të zyrtarizoj kundërshtarin, më duhet ta bëjë këtë ftesë: Anthony Joshua, e di që sapo humbe një duel me Usyk, do të doja t’ju jap një shans për të luftuar. Luftoni me mua për titullin botëror të peshave të rënda në WBC në muajt e ardhshëm,” ishte mesazhi i Fury-t për Joshua.
“Keni përfunduar një duel me 12 raunde, kështu që jeni gati. D t’ju ofroj një përballje pas disa muajsh. Nëse po, do t’ju dërgoj më shumë informacion dhe ne mund të ndeshemi. Një duel nga Britania e Madhe për titullin botëror të peshave të rënda të WBC. Më njoftoni nëse jeni të interesuar, nëse jo, do të zgjedh një kundërshtar tjetër”, përfundon Fury.
Pak ditë më parë, Fury kishte deklaruar se ishte i gatshëm të luftonte falas me Anthony Joshuan, ndërsa për një duel me Usyk duhet t’i ofronin 500 milionë dollarë”.