Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vizitave të Kurtit, nëpër shkollat e komunave të udhëhequra nga Vetëvendosje.
Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit që mos t’i përçaj komunat dhe t’i takon grevistët.
“Mos përçaj! Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit. Sindikalistët po presin takim e dialog social!”, ka shkruar Tahiri.