“Nuk kemi patur ftesë, por një komunikim me kabinetin e presidentes. Ata na kanë pyetur se a kemi gatishmëri të ulemi të bisedojmë për të shmangur këtë situatë. Ne kemi thënë edhe në të kaluarën, themi edhe tash se jemi për dialog. Po e presim orën e saktë të takimiit” ka thënë Jashari.
I pyetur se cila është kërkesa e parë që SBASHK-u kërkon nga presidentja Osmani, Jashari ka thënë se shtesa prej 100 euro është e pashmangshme.
“Garanca e parë që kërkojmë është vendimi që të fillohet me shtesat prej 100 euro deri sa të bëhet ligji për paga. Pastaj të formohet një komision profesional edhe për ligjet e tjera për shërbyesit civil. Hapi i parë që Qeveria të tregoj vullnet të mirë për punëtorët e sektorit publik është shtesa prej 100 euro duke e patur parasysh rritjen enorme të çmimeve në vend. Mungesa e dialogut na ka sjellur deri këtu dhe faji është i qeverisë. Përkundër presioneve e shantazheve që po bëhen, sektori publik po e mbështetë fuqishëm grevën. Ne e përgëzojmë nismën e presidentes dhe urojmë që ajo të jetë në anën e së drejtës” ka thënë Rrahman Jashari për Indeksonline.