Friday, November 22, 2024
HomeLajmeRama flet shqip në Beograd: Do qëndrojmë së bashku apo duke i...

Rama flet shqip në Beograd: Do qëndrojmë së bashku apo duke i vënë flakën njërit-tjetrit?

Po zhvillohet në Beograd Panairi i Verës “Open Balkan” me në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka folur shqip. “Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, tha Rama.

Rama u shpreh se kjo nismë duhet çuar përpara pasi është një nismë për njerëzit dhe për të gjithë ato që ofrojnë shërbime dhe që prodhojnë.

“Vendosa të mos e përdor fjalën që më kanë shkruar sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e Bronzit, unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur kohë duke i treguar njëri tjetrit kush ka qenë i pari. Por një gjë e kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Vendet tona janë këtu për të qëndruar vite e shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është si të qëndrojmë këtu sëbashku në të njëjtën lagje të Europës dhe ta bëjmë më të jetueshme apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njërit-tjetrit, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit.”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments