Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAustria mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit...

Austria mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Dy ditë më parë, ish-komandanti i betejës së Koshares, Hisen Berisha, deklaroi se Austria dhe disa shtete tjera kanë shprehur vullnet për të ofruar garancë tek Gjykata Speciale për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në liri.

Televizioni T7 ka dërguar pyetje tek qeveria Austriake për të konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë në një përgjigje për televizionin, ministria e punëve te jashtme të Austrisë ka mohuar se ka ofruar garancë tek Specialja për mbrojtjen në liri për Thaçin e të tjerët.

“Përgjigja në pyetjen tuaj, e siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë është: Jo”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së austriake, në pyetjen nëse do ofrojë garancë për lirim me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Ndërkohë sipas Hisn Berishes, edhe Sllovenia, Kroacia e Izraeli kanë ofruar këtë garancë por këto shtete nuk kanë kthyer përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Deri më tani, asnjë nga këto shtetet e apostrofuara nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar karshi çështjes së garancës ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments