Friday, November 22, 2024
HomeUncategorizedFushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës tani edhe me reduktime të...

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës tani edhe me reduktime të ujit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës, do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm.

Kjo vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, deri në rregullimin e defektit nga KEDS.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit nga ana e KEDS/ KOSTT të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses. Ju mbajmë të informuar!”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments