Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetZRRE i kthen përgjigje KESCO’s që kërkoi shtrenjtim të rrymës

ZRRE i kthen përgjigje KESCO’s që kërkoi shtrenjtim të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Emergji ka njoftuar se i ka kthyer përgjigje negative KESCO-s, pasi kjo e fundit kërkoi shtrenjtim të rrymës.

ZRRE thotë se ku vendim u mor pasi “për shkak të vendimit të Qeverisë për ndarje të subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se ZRRE ka pranuar aplikim për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), ku theksohet mungesa e rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022.

ZRRE thotë se në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5% në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së, e cila do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Komunikata e plotë:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU  thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5% siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së, duke mundësuar kështu hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm.

ZRRE në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5% në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së, e cila do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Më datë 24 gusht 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj me anë të vendimit nr. 21/94 të datës 24.08.2022 në bazë të interesit publik dhe interesit të përgjithshëm ekonomik, me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike dhe në mënyrë që të mbahet përballueshmëria e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Publik (FShU) i ka vendosur obligimi shtesë i shërbimit publik. Ndërsa, me anë të vendimit nr. 23/94 ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje buxhetore në shumë prej 41 milion euro lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Me vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/94 të datës 24.08.2022, për ndarjen e subvencionit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal.

ZRRE edhe gjatë muajve në vazhdim, do të monitoroj nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me mandatin mandatit e saj ligjor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments