Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaQeveria gjermane miraton dekretin për lehtësimin e masave për dy kategori

Qeveria gjermane miraton dekretin për lehtësimin e masave për dy kategori

Kabineti qeveritar i Gjermanisë u pajtua të martën që t’i lehtësojë masat kufizuese për personat që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19 ose që tashmë e kanë kaluar sëmundjen. Lajmin e konfirmoi ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

Ministrja tha se kufizimet duhet të lehtësohen posa ato të mos mund të justifikohen më. “Nëse rreziku i përhapjes së virusit zvogëlohet shumë te personat e vaksinuar plotësisht dhe te personat e shëruar, kjo duhet të merret parasysh në masa. Ne tani e kemi zbatuar këtë”, tha ajo.

Rreth 8 për qind e popullsisë së Gjermanisë i ka marrë dy dozat e vaksinës deri më tani dhe mbi 28 për qind vetëm dozën e parë. Me zgjerimin e programit të vaksinimit dhe me rënien e numrit të rasteve, qeveria shpreson se masat e vendosura që nga nëntori i vitit të kaluar do të largohen së shpejti, shkruan Reuters.

Dekreti i miratuar nga qeveria duhet të miratohet edhe nga të dyja dhomat e kuvendit dhe mund të hyjë në fuqi nga kjo fundjavë, tha ministrja Lambrecht.

Sipas ndryshimeve të reja, ata që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ose që janë shëruar nga Covid-19 nuk do të kenë nevojë për test negativ për të shkuar në dyqane, te floktari ose për t’i vizituar zonat turistike. Ata gjithashtu do të përjashtohen nga ora policore gjatë natës dhe do të mund të zhvillojnë takime private pa kufizime.

Dhurimi i lirive të veçanta vetëm personave të vaksinuar është çështje problematike. Disa thonë se kjo masë mund t’i rrisë tensionet sociale në kohën kur jo të gjithë gjermanët e kanë pasur mundësinë që të vaksinohen.

Megjithatë, të tjerët thonë se lehtësimi i masave do të mund të përdorej si masë nxitëse për t’i bindur njerëzit që të vaksinohen. Sipas një sondazhi, vetëm 72 për qind e gjermanëve duan ta marrin vaksinën kundër Covid-19.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments