Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.
“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.
Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans“