Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj tregon se a është përjashtuar Albena Reshitaj nga AAK

Haradinaj tregon se a është përjashtuar Albena Reshitaj nga AAK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën e sotme për media ka folur edhe për atë se si do të veprojë partia karshi deputetes Albena Reshitaj, e cila në kundërshtim me vendimin e subjektit që i takon, mori pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Haradinaj tha se veprimin e Reshitajt e sheh si pjesë të procesit të trafikimit të votave nga VV, dhe kjo për partinë e tij siç tha ai nuk është gjë e mirë.

Megjithatë, ai tha se AAK nuk ka ndonjë vendim se si do të veprojë me deputeten në fjalë.

“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë. Nuk ndihemi mirë kur zonja Reshitaj kemi kërku votë për Aleancën. Veprimi individual ia ka pamundësu Aleancës rolin në krijimin e institucioneve. Zgjedhja e presidentit është bërë nën kërcënim se do t’u çojmë në zgjedhje, e pastaj Ligji për Zgjedhjet. Duhet ta kesh një zor të madh për ta trafikuar këtë ligj të Demokracisë. Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për zonjën Reshitaj. Nuk kemi paraparë diçka”, tha Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments