Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologes Vjosa Osmani.
Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj e vendosi theksin te mbështetja që Shqipëria i jep Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.
UÇK faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën” nënvizoi Begaj.