Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaA po i frikëson investitorët e huaj diskursi për luftë të re...

A po i frikëson investitorët e huaj diskursi për luftë të re në Kosovë

Sipas ekonomistëve, investitorët e mundshëm në Kosovë nuk dihet frikësuar me paralajmërimet për konflikt të mundshëm të armatosur në Kosovë.

Kjo paraqitje e kryeministrit la të kuptohej se situata në veriun e Kosovës mund të eskalonte.

Rrezikun që iu kanos vendit natën e 31 korrikut, Albin Kurti nuk hezitoi ta ripërsëriste edhe një javë më pas.

“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd.”, tha ai.

Por, qytetarët e Kosovës nuk janë të vetmit që dëgjojnë çfarë thotë shefi i qeverisë.

Të njëjtat fjalë për luftën, Kurti po i përsërit në çdo intervistë për media ndërkombëtare, së fundmi edhe për gazetën Italiane “La Republicca”.

Sipas ish-kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, këto deklarata të kryeministrit shkaktuan shqetësim tek një kompani amerikane, e cila kishte plan të investojë në Kosovë.

Gjuha e përdorur nga kryeministri po kritikohet nga një ish-shef i kuletës së shtetit.

Por, si mundet Kosova ta përmirësojë ambientin për investime nga bizneset e huaja sipas ekonomistëve?

Ndaj shefit të qeverisë nuk i kursyen kritikat as liderët e partive opozitare në vend.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments