Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKuriozitetet11 fakte të çmendura: Ja sa në të vërtetë është i pasur...

11 fakte të çmendura: Ja sa në të vërtetë është i pasur Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë.

Sipas medieve të huaja, çifti i cili u martua në vitin 1994, njoftoi për divorcin e tyre të hënën në rrjetin social Twitter.

Njoftimi ngre pikëpyetje se si çifti do të ndajë pasurinë e tyre masive. Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, është personi i katërt më i pasur në botë me një vlerë neto prej 146 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Gates jeton në shtetin Washington, ku të gjitha pasuritë e fituara përmes një martese ndahen 50 me 50, përveç nëse specifikohet ndryshe në një marrëveshje para martese.

Sidoqoftë më poshtë janë të renditura 11 fakte që vendosin pasurinë e Bill Gates prej 146 miliardë dollarësh në perspektivë.

1.Bill Gates është bërë 41 miliardë dollarë më i pasur vetëm gjatë vitit të kaluar.

Më 4 maj 2020, vlera neto e Gates ishte rreth 105 miliardë dollarë.

Ai është gati 70 miliardë dollarë më i pasur sa sa ishte pesë vjet më parë në vitin 2016.

2. Bazuar në atë se sa u pasurua Gates vitin e kaluar, ai bën afërsisht 4,630 dollarë në sekondë, sipas llogaritjeve të Business Insider.

Kjo do të thotë se nuk do t’ia vlente koha e tij të ndalej dhe të merrte një kartëmonedhë prej 100 dollarësh që lëshoi në tokë.

3. Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollar në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij, sipas llogaritjeve të Business Insider.

Por edhe pse Gates kënaqet me disa lukse – të tilla sikurse është i pajisur me një aeroplan privat dhe me një shtëpi masive në Washington tani me vlerë prej 125 milionë dollarë – miliarderi është i njohur për të qenë relativisht i kursyer në shpenzimet e tij.

4. Gates është rreth 66 për qind më i pasur se monarkia britanike.

Pasuria e familjes mbretërore britanike ishte me vlerë rreth 88 miliardë dollarë në vitin 2017, sipas Forbes.

5. Megjithëse Gates e bëri pasurinë e tij duke themeluar Microsoft-in me Paul Allen, ai zotëronte vetëm 1.3 për qind të kompanisë në vitin 2019 – dhe përsëri ka pasuri prej 146 miliardë dollarësh.

Është e paqartë se sa për qind të kompanisë zotëron tani Gates pasi u largua nga posti i drejtorit të Microsoft në muajin mars të vitit 2020.

6. Gates mbetet personi i katërt më i pasur në botë edhe pasi dha të paktën 41 miliardë dollarë për bamirësi gjatë viteve.

Gates dhe gruaja e tij themeluan fondacionin Bill & Melinda Gates Foundation në vitin 2000, i cili tani është bërë fondacioni më i madh privat bamirës në botë dhe përqendrohet në shëndetin global dhe varfërinë.

Ai ka dhuruar 35.8 miliardë dollarë në aksione të Microsoft për fondacionin Bill & Melinda Gates, sipas Forbes.

Në vitin 2010, Gates dhe Warren Buffett – tani personi personi i shtatë më i pasur në botë – themeluan “The Giving Pledge”, një organizatës bamirësie që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi gjatë jetës së tyre ose pas vdekjes së tyre.

7. Gates është aq i pasur sa që një mesatare amerikane që shpenzon 1 dollar është e ngjashme me Gates që shpenzon rreth 1.2 milion dollarë.

8. Pasuria neto e Gates është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë – së bashku.

GDP i Luksemburgut është rreth 71 miliardë dollarë, i Estonisë është 31.4 miliardë dollarë dhe i Bolivisë është 40.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

9. Gates është më i pasur se personi më i pasur në Azi dhe personi më i pasur në Kinë – së bashku.

Biznesmeni indian, Mukesh Ambani me një pasuri prej 74.7 miliardë dollarësh, është personi më i pasur në Azi. Pasuria e Zhong Shanshan është me vlerë prej 66.3 miliardë dollarësh, ai është personi më i pasur në Kinë.

10. Gates mund t’ia japë 15 dollarë çdo personi të vetëm të gjallë në planet – dhe akoma do t’i kishte 28 miliardë dollarë në llogari.

Popullsia e botës ishte 7,874,758,042 deri në maj 2021.

11. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, njeriu mesatar amerikan me një diplomë bachelor do të fitojë rreth 2.2 milionë dollarë gjatë jetës së tij. Gates e bën atë në pak më shumë se 28 minuta.

Sipas SSA, gruaja mesatare amerikane me një diplomë bachelor do të fitojë 1.3 milion dollarë gjatë jetës së saj.

Bazuar në të ardhurat e tij prej 41 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, Gates bën rreth 78 mijë dollarë në minutë sipas llogaritjeve të Business Insider.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments