Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Kosova do të behët qendër e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në Ballkan me fillimin e punës së hekurudhës me Shqipërinë.
Por, për këtë ajo thotë se hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të ketë edhe vajtje edhe ardhje, sepse, sipas saj, duke qenë dy drejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi.
Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve”.
Gjithashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka përshëndetur vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.
“Konsiderojmë që ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rrit shpejtësinë e qarkullimit dhe ul kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve”.