Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar: G.F, 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku dyshohet se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35, në rrugën “Viciana“ në Vushtrri, ka përdor sprej-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedural të rregullt./I