Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePolicia fton të paraqiten qytetarët që u mashtruan nga “Prishtina Jet”

Policia fton të paraqiten qytetarët që u mashtruan nga “Prishtina Jet”

Pas arrestimit të dy biznesmenët që dyshohet se mashtruan mërgimtarët me bileta të aeroplanit, Policia fton të paraqiten ata që ranë pre e mashtrimeve.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ‘Prishtina Jet’ , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit”.

Prokuroria dje njoftoi se janë arrestuar dy biznesmenë, pas një aksioni në Prishtinë dhe Podujevë, nëndyshimet për mashtrim të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments