Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, planifikojnë të takohen të premten në qytetin turistik jugor rus të Detit të Zi, Soçi. Kjo do të jetë biseda e dytë ballë për ballë në më pak se tre javë.
Ndihmësit e liderëve i portretizuan bisedimet në Soçi si një vazhdimësi të diskutimeve të tyre në Iran më 19 korrik.
Erdogan është shfaqur si një ndërmjetës i rëndësishëm midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërkon mënyra për të dalë nga izolimi ekonomik dhe politik i imponuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.
Turqia, një anëtare e NATO-s dhe aplikonte prej kohësh për në BE, ndërmjetësoi krijimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve ndërluftuese për të rifilluar urgjentisht dërgesat e grurit ukrainas përmes Detit të Zi