Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’ ku po qëndron i shtrirë babai i tij
Duke dalur nga spitali, ai u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.