Prej datës 1 gusht qytetarët me pasaportë shqiptare që futen në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit kalojnë në barrierën digjitale për leximin e pasaportës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga terminali i ri në Rinas, ku siç thotë ai, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, radha e qytetarëve është shkurtuar pesë herë krahasuar me periudhën para 1 gushtit, kur leximi i pasaportave bëhej në mënyrë manual. Procesi digjital për leximin e pasaportave zgjat më pak se 30 sekonda.

“MIRËMËNGJES dhe me terminalin e ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=1525878457870573