Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKërçeli reagon për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës: Veç imagjinojeni sikur...

Kërçeli reagon për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës: Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga VV

Ilir Kërçeli, Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar për një tender në vlerë 12 milionë euro që ka shpallur Komuna e Prishtinës, për shërbime të konsulencës.

Kërçeli ka pyetur nëse qytetarët e Prishtinës kanë lluks që 4-5 përqind të buxhetit të Komunës ta dërgojnë për një tender të tillë.

“A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë?  Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me u kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo.  Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje. Prishtina e përjetimeve! “, ka shkruar Kërçeli.

Ndryshe, Kuvendi Komunal ka shpallur tender në vlerë 12 milionë euro për konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments