Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaScholz akuzon Rusinë për bllokimin e dërgesave të gazit

Scholz akuzon Rusinë për bllokimin e dërgesave të gazit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz akuzoi Rusinë si përgjegjëse për bllokimin e dorëzimit të një turbine, aktualisht në Gjermani, pa të cilën gazsjellësi ”Nord Stream 1” që furnizon me gaz në Evropë, sipas Moskës, nuk mund të funksionojë normalisht.

”Nuk ka asnjë arsye që do të pengonte kryerjen e dërgesës”, tha kancelari gjerman ndërsa Rusia ndërpreu vëllimin e dërgesave të gazit duke argumentuar nevojën për këtë turbinë. ”Moska thjesht duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm doganor për transportin e saj në Rusi”, tha ai gjatë një vizite në fabrikën e ”Siemens”, në Muhlheim an der Ruhr, ku ndodhet kjo turbinë.

Rusia uli vëllimin e dërgesave të saj në qershor dhe korrik duke thënë se tubacioni i gazit nuk mund të funksiononte normalisht pa riparuar një turbinë në Kanada dhe që nuk ishte kthyer në Rusi për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për sulmin rus ndaj Ukrainë.

Gjermania dhe Kanadaja kanë rënë dakord të sjellin pajisjet përsëri në Rusi, por turbina ende nuk ka arritur në destinacionin e saj përfundimtar. Berlini ka vlerësuar më shumë se një herë ditët e fundit se ishte vetëm një “pretekst” dhe një ”vendim politik” për të rënduar mbi perëndimorët në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Gazsjellësi ”Nord Stream 1”, me një kapacitet, sipas ”Gazprom”, prej 167 milionë metra kub në ditë, lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet detit Baltik. Perëndimorët akuzojnë Moskën për përdorimin e armës energjetike në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e miratuara pas ofensivës kundër Ukrainës.

Nga ana tjetër, Kremlini thotë se sanksionet janë burimi i problemeve teknike në infrastrukturën e gazit dhe se Evropa vuan nga masat që vendos ndaj Rusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments