Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeFamilja Avdia hap dyert e mortit në Tiranë, i jepet lamtumira vogëlushes...

Familja Avdia hap dyert e mortit në Tiranë, i jepet lamtumira vogëlushes që u vra nga polici me skaf

Një ngjarje tragjike ka tronditur vendin ditën e djeshme ku si pasojë e goditjes nga një gomone ka humbur jetën një vogëlushe 7- vjeçare e cila së bashku me familjen e saj po pushonin ne plazhine Potamit në Himarë.

Duhet të ishin ditë të lumtura për tu mbajtur mend, por ajo e djeshme u kthye në tragjedi për familjen Avdia. Një skaf i fuqishëm që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase, përplasi vajzën 7-vjeçare të familjes duke i marrë jetën në vend.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen

“Barbarë firmato”, Rama: Ndërpret fjalimin për Kosovën, në sallë futen fëm…
Sot është ditë zie në familjen Avdia, teksa kanë hapur dyer e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes së tyre. Në banesën e familjes në Tiranë, ka pllakosur zia, ndërsa rreth orës 15:00 pritet që vogëlushja të prehet në banesën e fundit.

Familja Avdia ardhur në Shqipëri për pushime, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Ata zgjodhën plazhin e Potamit në Himar për të kaluar ditët e nxehta të Gushtit, por fatkeqësia i goditi duke lënë një traumë të madhe edhe në opinionin publik.

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments