Fax News ka siguruar videot e minutave të para pas incidentit të ndodhur në Himarë, ku një femije 7 vjeçar u godit për vdekje nga një skaf, teksa ishte duke pushuar me familjen e tij në breg të detit.
Kanë qenë pushuesit e tjerë të pranishëm, të tronditur nga skena që kanë parë, ata që i kanë vënë telefonin para drejtuesit të skafit, duke i kërkuar llogari për tragjedinë që shkaktoi.
Sipas tyre, përveç shkaktimit të aksidentit, drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.
“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit, i cili e kishte marrë me qera në një kompani që i vendos mjetet pothuajse çdo vit në plazhin e Potamit.
“Vrijeni mor vrijeni atë njeri”.
“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës. Siç shihet dhe nga pamjet, ai vijon që të qëndrojë në mjet, disa minuta pas aksidentit, i shoqëruar nga një zonjë, fjalët e vetme të së cilës ishin: “Nuk donte”.
Nuk dihet ende nëse familja e fëmijës ka qenë nga Kosova apo Shqipëria, ndërsa ndodheshin prej disa ditësh në plazhin e Himarës. Policia ka shoqëruar Tasen pas incidentin, ndërkohë që fëmija ka ndërruarjetë ne vendin e ngjarjes.
Mjeti ka qenë duke bërë disa manovra në bregdet dhe më pas ka humbur kontrollin duke shkaktuar tragjedinë.
Ky është incidenti i tretë me pasojë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhet shqiptare, pasi më herët një gomone përplasi çiftin e të rinjve në Jalë, dhe ndërkohë një tjetër 7-vjeçar mbeti i lënduar në Vlorë.
Pavarësisht pretendimeve të policisë për të shtuar kontrollet, shteti duket se është i dorëzuar përballë të ‘fortëve të ujit’, që ditën e sotme prenë në mes rrugëtimin e jetës së një 5-vjeçareje.