Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeSituata në Veri, sekretari i NATO’s bisedon me Kurtin – ky është...

Situata në Veri, sekretari i NATO’s bisedon me Kurtin – ky është mesazhi

Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës.

Sekretari i NATO’s ka kërkuar që të gjitha palët ta ruajnë paqen.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

 

 

 

Si rrodhën zhvillimet

Fillimisht mëngjesin e së dielës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte dalë në publik për të thënë se “serbët po i dëgjojnë më pak thirrjet e Beogradit për ta ruajtur paqen me çdo kusht”.

Kjo deklaratë e të parit në Serbi erdhi vetëm një ditë para nisjes së zbatimit të reciprocitetit me dokumente.

Pak orë kaluan kur në Veriun e Kosovës u lëshuan “sirenat e luftës”, serbët lokalë u grumbulluan në Mitrovicën e Veriut.

S’mbaroi me kaq, vendosën barrikada nëpër rrugët që dërgojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Kjo bëri që Policia e Kosovës të mbyllë këto dy pika kufitare.

Lajmi për “alarmin e luftës”, kishte marrë jehonë ndërkombëtare. Lajmet nisën, kishte indikacione që tensionet do të kalonin në konflikt serioz.

Por pak minuta para se vendimi i 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës të hynte në fuqi, u shfaqë ambasadori amerikan.

“Kërkojmë nga Qeveria që ta shtyjë vendimin për 30 ditë”, kishte thënë Jeffrey Hovenier pas takimit që e kishte me presidenten Vjosa Osamni dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit e zbatoi këtë kërkesë amerikane. Vendimi u shty për 1 muaj, pra deri më 1 shtator.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments