Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e parë për asamblist në kryeqytet.
Bëhet fjalë për Muhamet Kasabaqin, të cilin Haradinaj e quan njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe arkitekt i zoti.
“Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Haradinaj.