Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHyseni nuk e përjashton mundësinë që të ketë largime nga VV-ja

Hyseni nuk e përjashton mundësinë që të ketë largime nga VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e largimit të deputetëve nga kjo parti.

Por, Hyseni tha në Info Magazine në Klan Kosova se kryetari i kësaj partie njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ditur t’i bashkojë edhe prurjet e reja në qëllime më të larta dhe sublime.

“Nuk e kam këtë përshtypje, por nuk do ta përjashtoja. Këto ndodhin shpesh, Por arsyje nuk ka. Ndoshta një nga vlerat një nga vlerat e Albin Kurtit, është mjeshtëria për të bashkuar edhe prurje të reja dhe me dallime që pas kjo të funksionojë edhe në qëllime më të larta dhe sublime” – tha.

Gjatë ditëve të kaluara është thënë se Qeveria Kurti, mund të vjerë në shtator pasi që disa nga deputetët nga koalicioni mund të largoheshin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments