Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTë shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të rrugës ‘Haxhi Zeka’.

Nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore.

Lajmi është konfirmuar  nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha ndër të tjerash ajo.

Duhet përkujtuar që gjatë javëve të fundit pati një numër të madh të raportimeve sa i përket të shtënave me armë, rrahjeve dhe therrjeve me thika.

Kësisoj thuajse në çdo lagje të kryeqytetit ka zyrtarë policorë të cilët po përkujdesen që numri i këtyre rasteve të jetë sa më i vogël.

Pavarësisht kësaj një situatë e ngjashme u raportua edhe sonte, por që për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments