Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqipëria goditet nga një sulm kibernetik, mbyllen sistemet qeveritare: Po na vjen...

Shqipëria goditet nga një sulm kibernetik, mbyllen sistemet qeveritare: Po na vjen nga jashtë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se po përballet me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Prandaj, në njoftim thuhet se do të mbyllet përkohësisht aksesi në shërbime publike online dhe faqe të tjera qeveritare.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gatishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit”, thuhet në një njoftim.

Për sigurinë kibernetike qeveria ka pajtuar kompaninë amerikane “Jones Group International”. Sipas kontratës me qeverinë shqiptare, shoqëria amerikane e specializuar në fushën e mbrojtjes kibernetike ka akses thuajse në të gjitha sistemet digjitale të vendit.

Vendimi i qeverisë shqiptare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments