Ka vdekur Behram Rrahmani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kollë e Komunës së Vushtrrisë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.
Rrahmani gjatë luftës ka ushtruar veprimtarinë e tij në zonën e Shalës dhe njihet me nofkën “Kujtimi”.
Ai ka shërbyer pasluftës në TMK, ndërsa deri më tani qenë zyrtar komunal në Komunën e Vushtrrisë.