Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPal Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vazhdon me injorancën e saj, nuk ka...

Pal Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vazhdon me injorancën e saj, nuk ka pse ta vazhdojë punën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj thotë se nuk është përgjegjësi e opozitës, por mazhorancës që të funksionojnë Parlamenti dhe të miratohen ligjet.

Mes tjerash, Lekaj potencoi se nëse vazhdohet me këtë injorancë nga mazhoranca, nuk ka kuptim që kjo Qeveri të vazhdojë punën.

“Sa i përket mazhorancës e ka përgjegjësinë e plotë që të funksionojnë parlamenti dhe të miratojë ligjet. Nuk është përgjegjësi e opozitës, mirëpo ne si grup i AAK kemi bërë më të mirën e mundshme. Çdo herë kemi qenë konstruktiv sepse ka dominuar interesi i qytetarëve dhe jo interesi i partisë politike. Shpesh kemi votuar ligje. Por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia mbi ne, por mbi Qeverinë e Kosovës dhe mazhorancën”, ka deklaruar ai për EO.

“Është edhe një injorancë e deputetëve nga mazhoranca që të mos vie në seanca, të mos miratohen ligje dhe disi e kanë marrë me sportivitet këtë gjë. Ne jemi për të prodhuar ligje, për të miratuar ligje që ia rregullojnë jetën qytetarëve. Dhe nëse vazhdohet kështu nuk e di pse ka kuptim që kjo Qeveri të jetë aty ku është”, tha Lekaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments