Fillimisht, Distria ishte dominuese në takimin e parë ndaj Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘ëaza-ari’, ndërsa në raundin e dytë, pejania arriti të mposht me ‘ippon’ xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pas këtyre dy fitoreve, Distria kaloi në çerekfinale, ku pati punë me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Edhe në këtë përballje, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur mongolezen me ‘ippon’.

Pas kësaj fitore, Distria kaloi në gjysmëfinale ku pati punë me izraeliten Gefen Primo, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’.

Tani pejania ka siguruar medaljen me këtë kalim në fitore, por sigurisht që do të luftoj për të artën.

Në finale, Distria do të ndeshet me japonezen Uta Abe.