Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKundërshtohet nga BE dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, Rama për amnistinë: Pres...

Kundërshtohet nga BE dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, Rama për amnistinë: Pres respekt reciprok

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të kaluar nismën e amnistisë fiskale, pavarësisht kundërshtive të shumta që ka marrë nga BE, apo dhoma e tragtisë amerikane në Shqipëri.

Rama tha se qeverisë i duhen para në kohë krizash, e për këtë shkak është vendosur që të bëhet aministia, pasi në të kundërt do të jetë e pamundur të përballohet mbajtja e çmimit të energjisë në termat e tanishëm.

Rama tha se amnisti bëjnë të gjitha shtetet e zhvilluara, dhe në kushtet e tanishme, sipas tij Shqipëria i ka kushtet për të ndërmarrë këtë nismë.

Kryeministri tha se asnjë partner ndërkombëtar nuk mund të vëjë kushte për Shqipërinë, pasi kjo tregon një mungesë të theksuar të respektit.

Edi Rama: Kemi dëgjuar me vëmendje të gjitha kritikat, dhe goditjet nën brez, në disa raste dhe të porositura. I kemi analizuar të gjitha, do të bëjmë një paraqitje të shkurtër të këtyre kritikave më thelbësore, dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them disa gjëra që mbase dhe nuk u prekën këtu.

Dua ti kujtoj partnerëve tanë që bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte, dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë, që nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, mund të bëhet e papërballueshme. Kosto e cila ka të bëjë me faturën e energjisë elektrike, e cila në Europë është dhjetëfishuar.

Nga dalin këto para, ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa e parë e personave të prekur nga inflacioni nuk zgjidhin gjë. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër, dhe nuk është materializuar nga një presion i brendshëm dhe i jashtëm, ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Ne amnistinë e kemi menduar që vitin e parë që kemi ardhur në pushtet, se ishim të vetëdijshëm që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha.

Propozimin e parë e kemi bërë pas tërmetit, qeveritë kur angazhohen për një amnisti, patjetër që angazhonen në funksion të thithjes së parasë, së nxjerrjes së saj nga e zeza në të bardhë. Miqve tanë iu them që kërkoj respekt reciprok, kjo është A e punës  sime, nuk mund ta trajtosh si Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia bëhet në mënyrë të rregullt, në të gjitha vendet që na japin ne mësime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments