Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeZbulohet fabrika e drogës në Ohër, mediet maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut...

Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, mediet maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut shqiptar! Xhakolli: Gënjeshtër

Policia maqedonase ka zbuluar një fabrikë droge në fshatin Orovnik të Ohrit në orët e para të mëngjesit duke zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marijuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Sipas mediave maqedonave fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Operacioni është ende në vijim.

Lexo edhe: “Dhëndri i Ilir Xhakollit kapet për drogë”, Kryebashkiaku i Pogradecit: Jemi me pushime

Por ky lajm është përgënjeshtruarnga vetë Xhakolli i cili i kontaktuar nga Abcnews.al mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments