Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.
Këtë gjykim e ka përcjellë gazetari i T7, Genc Godanci. Ai raportoi se Krivaqa është mbrojtur në heshtje, derisa Sejdiu u deklarua i pafajshëm.
Krivaqa edhe u pa duke qarë në Gjykatë, derisa u dërgua atje i veshur me jelek anti-plumb.
Në gjykim morën pjesë edhe prindërit e Marigona Osmanit, derisa u pa prezencë e shtuar e zyrtarëve policorë.