Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj francez Emmanuel Macron dhe popullin e tij për Ditën Kombëtare.
“I urojmë Presidentit Emmanuel Macron dhe popullit francez gëzuar festën kombëtare!”, ka shkruar në frëngjisht Osmani në Twitter.
Presidentja tha se pret nga Franca që të thellohet edhe më shumë raporti mes dy vendeve.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”.
Dita e Bastillës është festa kombëtare e Francës, e cila festohet çdo vit më 14 korrik. Paradat ushtarake dhe shfaqjet me fishekzjarrë janë ndër kremtet që zhvillohen në këtë ditë për shënuar 14 korrikun e vitit 1789, një datë e cila ishte një nga zhvillimet e rëndësishme që i hapi rrugën Revolucionit Francez.