Delegatet e Kuvendit Zgjedhor të Forumit të Gruas zgjodhën dje profesoreshën Jehona Lushaku Sadriu për kryetare të Forumit.
Me këtë përmbyllën një proces zgjedhor të shtrirë nëpër gjithë Kosovën.
Jehona – dhe mijëra aktiviste tjera të përfshira në këtë proces – kanë një mision sa të vështirë aq dhe të domosdoshëm përpara,atë të avancimit të rolit të gruas politike në shoqërinë tonë.
Për zgjedhjen e saj si Kryetare e Re e Forumit të Gruas ka shkruar edhe kryetari i LDK Z.Lumir Abdigjiku,ne profilin e tij ne facebook.
Postimi i tij i plote:
Delegatet e Kuvendit Zgjedhor të Forumit të Gruas zgjodhën sot profesoreshën,
Jehona Lushaku Sadriu për kryetare të Forumit. Me këtë përmbyllëm një proces zgjedhor të shtrirë nëpër gjithë Kosovën. Jehona – dhe mijëra aktiviste tjera të përfshira në këtë proces – kanë një mision sa të vështirë aq dhe të domosdoshëm përpara; atë të avancimit të rolit të gruas politike në shoqërinë tonë.
Sot, teksa përfundon mandati i Kryesisë së shkuar, dua të falënderoj nga zemra udhëheqësin e deritanishme dhe kryetaren, Lirije Kajtazi. Lirije, të faleminderit në emër të çdo veprimtari tonë politik, për angazhimin, korrektësinë dhe miqësinë e treguar në vazhdimësi. Je shembull i një gruaje që me devotshmëri e përkushtim, mbajte lartë flamurin tonë politik.
Forumi sot pat dhe mysafirë të veçantë. Faleminderit Nancy Soderberg, Drejtore e National Democratic Institute; Daniel Braun, Shef i Zyrës së KAS për Kosovë; Marta Onorato, Drejtore e International Republican Institute, Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas së PD-së; dhe Doris Pack, një mike e madhe e Kosovës.
Le të jetë ky një fillim i mbarë!
Pjesë nga fjala ime në Kuvendin e sotëm:
“Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë. Prandaj si festë do t’i trajtojmë dhe këto tani. Por, përtej festës ato janë dhe momente reflektimi për misionin politik që gruaja kosovare ka përpara. Dhe dua me kujdes ta kuptoni këtë mision tuaj e tonin politik. Ju jeni të zgjedhura në Kuvend për të përfaqësuar zërin dhe vullnetin mijëra aktivisteve anembanë Kosovës – dhe jo vetëm. Ju jeni zgjedhur për të përçuar zërin e çdo vajze e çdo gruaje në Kosovë, që kërkon me ngulm dhe me të drejtë, hapësirën e vet në një skenë sa kaotike aq dhe paragjykuese, sa ngufatëse aq edhe sfiduese. Ju jeni zgjedhur për të dhënë shembuj suksesi tek të tjerat, siç jeni zgjedhur për të dhënë goditje përplasëse ndaj mureve që ndalojnë sot gruan të ketë hapësirën që e meriton vet. Prandaj mos u kurseni. Prandaj mos hezitoni. Prandaj përçojeni këtë zë fort, përçojeni bindshëm, përçojeni qartë – aq fort, aq bindshëm e aq qartë sa të ju dëgjojë secili në politikë e jashtë saj. Le të ju shohin vajzat e reja, sikurse dy vajzat e mija, si modele ëndërrimi për të ardhmen e tyre.
Le të ju shohin gratë profesioniste si mundësi artikulimi të brengave të tyre.”