Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPetkoviqi i reagon ashpër Qeverisë së Kosovës “gënjeshtër e pastër”

Petkoviqi i reagon ashpër Qeverisë së Kosovës “gënjeshtër e pastër”

Drejtori i së ashtuquajturës “zyre e Serbisë për Kosovën”, Petar Petkoviqi, ka thënë të mërkurën se “arsyetimet e Prishtinës për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë janë gënjeshtër e pastër”.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq i është përgjigjur zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziut, i cili të mërkurën ka deklaruar në KTV se “Petkoviq nuk e ka respektuar kohën e parashikuar në leje për vizitën e tij”.

Por sipas Petkoviqit kjo nuk qëndron.

“Futurësia! Klauzola 3 e Marrëveshjes, e cila i referohet negociatorit kryesor, thotë se ai “do të ketë akses të rregullt dhe të thjeshtuar me palën tjetër dhe për të cilin palët do të japin vetëm informacione logjistike”. Njoftimet në këtë rast shkojnë 24 orë në avans. Kështu ka qenë gjithmonë! Justifikimet e Prishtinës janë gënjeshtra të kulluara”, ka shkruar Petkoviq.

Petkoviq më herët është ndaluar që të hyjë në Kosovë, pasi dëshironte ta përuronte një shesh në Gjilan me emrin “Serbia”.

E paraardhësi i tij, Marko Gjuriq ishte arrestuar në Kosovë, pasi kishte hyrë në Republikën e Kosovës pa marrë leje paraprake

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments