Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë për për Ditën e Lirisë së Shtypit.
Ai në Twitter ka shkruar për këtë ditë duke thënë se gazetarët bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta.
“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën”, shkruan ai.
“Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”, shtoi ai.
Këto fjalë të Kurtit vijnë në një kohë kur mediat në Kosovë po kritikohen nga qeveria.
Pas një shkrimi të Insajderi.org, reagoi ministri i Shëndetësisë dhe pastaj policia u fut në zyrat e këtij mediumi. Po ashtu, disa nga elementët e VV-së kanë paditur disa herë me radhë mediat dhe vazhdojnë të kultivojnë gjuhën kundër mediave.
Kurti po ashtu ka kohe qe nuk flet për disa media në Kosovë dhe rrallë deklarohet për to.
Journalists make it possible for us to learn the truth.
Their work is crucial for the health & survival of our democracy, just as is their freedom and autonomy to pursue the truth.
On #WorldPressFreedomDay we thank them for their vital role in keeping us informed.— Albin Kurti (@albinkurti) May 3, 2021