Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku vazhdoi ta festonte Scudetto me një ‘thumb’ drejtuar sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Inter fitoi Scudetton e parë në 11 vitet e fundit dhe belgu ishte ndër më meritorët që i ndihmoi klubit të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit për plotë nëntë vite.
Me 21 gola në 33 ndeshje, Lukaku është golashënuesi kryesor i Interit këtë edicion.
Pas betejës ‘Mbreti kundër Zotit’, 27-vjeçari ka ‘thumbuar’ sërish suedezin përmes një postimi në Twitter.
“Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin. Tani, përkulu. Mbreti i Milanos”, shkroi ai.
The real god ✝️
has crowned the king!
Now bow downIl nostro dio ✝️ ha incoronato i Re!
Ora inchinatevi!King of Milano 😉👑 pic.twitter.com/n0gAiYWFTp
— R.Lukaku Bolingoli9 (@RomeluLukaku9) May 3, 2021