Kështu ka njoftuar BIK-u, derisa është bërë e ditur se ditëve në vijim do të publikohen listat e emrave të të gjithë atyre që kanë therur kurbanë.
Lexoni shkrimin e plot:
Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.
Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së.
Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij.