Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaUdhëheqësi i korrje-shirjeve në Pejë: Ministri ka statistika të larta, e vërteta...

Udhëheqësi i korrje-shirjeve në Pejë: Ministri ka statistika të larta, e vërteta del pas 3-4 muajsh

Rendimenti i sivjetmë i grurit vazhdon të jetë temë këtë verë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, foli për disa të dhëna mbi mesatarën dhe me përqindjen e paraqitur nuk u pajtuan disa bujq.

Naim Bytyqi, udhëheqës i fushatës së korrje-shirjeve në Pejë, tha në Frontal të T7 se të dhënat e ministrit janë më të larta nga ajo çfarë ai thotë se po e sheh në terren.

“Unë nuk kam asgjë kundër tij. Statistikat e tij mu kanë dukur të larta, andaj e kam kundërshtuar”, tha ai.

Bytyqi tha se pas 3-4 muajsh “do të dalë e vërteta”.

“Dua ta sqaroj një gjë. Meqenëse ministri na akuzoi se deklaratat tona përbëjnë rrezik kombëtar, kjo është hera e fundit që prononcohem për çështjen e grurit. Mirëpo a përbën rrezik e vërteta apo fshehja e së vërtetës, këtë do ta shohim në 3-4 muajt e ardhshëm. Atëherë do të dalë e vërteta”, tha Bytyqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments