Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaPresidenti kinez “nxjerr leksione” nga vrasja e Shinzo Abe, lëviz vetëm me...

Presidenti kinez “nxjerr leksione” nga vrasja e Shinzo Abe, lëviz vetëm me makinën e blinduar

Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe dha alarmin për masat mbrojtëse për liderët në mbarë botën.

Po kështu ka ndodhur edhe në Kinë, ku masat janë veçanërisht të rrepta në lidhje me zyrtarët e partisë në pushtet të vendit.

Hongqi, prodhuesi më luksoz i makinave në Kinë që prodhon automjete prej kohësh, prezantoi një model të ri të njohur vetëm si “N701”, pra me emrin e tij të koduar.

VIDEO KËTU

Në pamjet e transmetuara nga televiyioni kinez shihet makina e re, ndërsa për arsye sigurie, Hongqi nuk bën të ditura detaje lidhur me mjetin dhe në këtë rast karakteristikat teknike të tij

Me sa mund të dallohet, limuzina luksoze e blinduar është mbi pesë metra e gjatë dhe është shtrirë për t’i dhënë Presidentit sa më shumë hapësirë të përdorshme. Dyert e pasme janë më të gjata për hyrjen dhe daljen e lehtë të Xi Jinping drejt dhe nga automjeti dhe ka një shtesë kromi në kornizën e dritares.

Hongqi do të prodhojë pesë makina të tilla çdo vit për nevojat e transportit të Presidentit kinez, si dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë dhe politikanëve të huaj që vizitojnë vendin aziatik. Në total, 50 automjete do të prodhohen brenda dekadës së ardhshme

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments