Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në orën 17:00, në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Viktima ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro dhe kanë dëmtuar një televizor në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË (Rasti# 2022-BF-0297) 08325
Fsh. Rakinicë, Skenderaj (DN: 782-312) 09.07.2022- 17:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.