Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKusari-Lila ia çon një mesazh Petkoviqit: Kur të jeni gati, e nënshkruajmë...

Kusari-Lila ia çon një mesazh Petkoviqit: Kur të jeni gati, e nënshkruajmë marrëveshjen me njohje reciproke

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dëguar një mesazh kryenegociatiorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

Kusari-Lila ia ka kujtuar Petkoviqit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke, ashtu siç kanë thënë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Parlamenti Europian.

“Kur të jeni gati Petar Pekoviq për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, siç ju tha Kancelari Olaf Scholz dhe kërkuar nga Parlamenti Europian na njoftoni, jemi gati!”, ka shkruar ajo në Twitter.

Të mërkurën, Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve europiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments