Ish-ministri i Kulturës dhe funksionari i LDK-së për disa vite, Astrit Haraqija është duke i shijuar pushimet në Palma de Majorka të Spanjës, prej ku ka publikuar një video me një poezi të shkruar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Përveç poezisë së Rugovës, të shkruar më 12 qershor të vitit 1999, Haraqija, në një pishinë private, ka lëshuar edhe këngën “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”, një këngë që pëlqehej nga presidenti Rugova.
Poezia që e ka publikuar Haraqija, bashkë me videon:
Të lutemi o Zot
Të lutemi o Zot
Për kthimin tonë
Në Kosovën tonē
Në tokën tonë
Të falemi ty
Për këtë mrekulli
O Zot
( I.R )