Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKurti synon të sjellë tryezën e “The Economist” në Prishtinë

Kurti synon të sjellë tryezën e “The Economist” në Prishtinë

Në margjina të Tryezës së Rrumbullakët të The Economist Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtoren për Evropën Juglindore të konferencave të The Economist, znj. Nectaria Passarivakis.

Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, përfshirë këtu edhe planet për një tryezë ndërkombëtare të rrumbullakët të revistës së mirënjohur britanike në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Kurti tregoi për të arriturat e Kosovës, raportet në Ballkanin Perëndimor, si dhe aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë të The Economist po marrin pjesë krerë shtetesh e diplomatë të rangut të lartë, politikanë të shquar e studiues eminentë nga e gjithë bota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments