Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSekuestrim të kamerave, marihuanës e të tjera/ Sveçla jep bilancin e aksioneve...

Sekuestrim të kamerave, marihuanës e të tjera/ Sveçla jep bilancin e aksioneve të Policisë sot

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje lidhur me aksionet e sotme të Policisë së Kosovës nëpër vend.

Fillimisht ai dha detaje për aksionin në Shtërpcë ku u sekuestruan kamerat e kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele dhe dosje të ndryshme. Po ashtu janë konfiskuar mallra nga Serbia.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës, si dhe janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre. Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu sot kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia”, shkroi ai.

Tutje Sveçla tregon edhe për konfiskimin e marihuanës në Ivajë të Kaçanikut si dhe konfiskimin e pajisje të prodhimit të kriptovalutave në Zveçan.

“Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç’rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike. Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë. Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”, përfundoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments